​Lojërat Olimpike Verore, KOK lanson kampanjën GoldenEuropeans

Sporti

​Lojërat Olimpike Verore, KOK lanson kampanjën GoldenEuropeans

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 21:59
Ilustrim

Lojërat Olimpike Paris 2024 po afrohen, ndërsa ekipi olimpik i Kosovës po vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen e tretë në garën e madhe sportive botërore.

Në kuadër të përgatitjeve, nesër Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) lanson kampanjën GoldenEuropeans (Evropianët e artë), ku do të zbulohen aktivitetet e shumta deri në Paris 2024.

Me rastin e lansimit të kampanjës, KOK do të jep detaje në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Verore, të cilat mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht.

Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike Verore, ceremonia e hapjes nuk do të zhvillohet në një stadium. Paris 2024 po hap terren të ri duke sjellë sportet në qytet dhe e njëjta gjë do të jetë për ceremoninë e hapjes që do të mbahet në zemër të qytetit përgjatë lumit Sena.

Duke marrë një petk të ri, sfilata e sportistëve do të mbahet me varka për çdo delegacion kombëtar. Këto varka do të pajisen me kamera për të lejuar televizionin dhe shikuesit online të shohin sportistët nga afër.

Duke ecur nga lindja në perëndim, 10.500 sportistë do të kalojnë përmes qendrës së Parisit, fushës së përgjithshme të lojës për Lojërat në të cilat këta garues do të shfaqin aftësitë e tyre sportive.

Sportistët në bordin e anijeve të paradës do të marrin disa nga vendet zyrtare të Lojërave, duke përfshirë Parc Urbain La Concorde, Esplanade des Invalides, Grand Palais dhe së fundi urën Iéna ku parada do të ndalet përpara finales së ceremonisë në Trocadéro.

Tifozët nuk do të kenë nevojë për bileta për të hyrë në kalatat e sipërme, por ata që dëshirojnë të hyjnë në kalatat e poshtme, nga ura e Austerlitz në ura Iéna, do të duhet të blejnë bileta.

Tetëdhjetë ekrane gjigante dhe altoparlantë të vendosur në mënyrë strategjike do t'i lejojnë të gjithë të shijojnë atmosferën magjike të kësaj shfaqjeje.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 do të jetë më e madhja në historinë e Lojërave. Ajo do të jetë e hapur për të gjithë: banorë nga Parisi dhe rajoni i tij, si dhe vizitorë nga Franca dhe bota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat