Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sportistin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, ish mundësin e mirënjohur Shaban Tërstena.
Një takim i përzemërt ku diskutuan gjer e gjatë për shumë çështje sportive.
Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ia dhuroi edhe plaketën me medaljen e artë kryeministrit Kurti.

"Erdhi nga Shkupi. Si atje, si në Prishtinë, Shaban Tërstena është njëri nga sportistët më të mëdhenj e më të stolisur shqiptar, kampion olimpik në mundje në Lojërat Olimpike në Los Angeles më 1984.
Aty u bë shqiptari i parë me medalje të artë olimpike, dhe mundësi më i ri i artë në botë në atë kohë.

40 vjet pas, vazhdon të mbetet medalisti më i ri olimpik shqiptar, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë.
Po ashtu ishte i argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988.

Gjatë bisedës tregoi se si trajnerët e zbuluan talentin e tij qysh në moshë të hershme, duke e shtyrë atë që si i ri të përballej me kundërshtarë në moshë shumë më të madhe se ai.
Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme, e bëri atë që të fitojë medalje botërore kur i kishte vetëm 17 vjeç.

Ndërkohë nuk munguan as titujt kampion të Evropës.
Për Kosovën tha se organizimi i Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, është një sukses i jashtëzakonshëm i cili lë prapa shumë shtete të tjera të rajonit e më gjerë. Këtë vlerësim, ai e bëri si kampion i trefishtë i Lojërave Mesdhetare në tri edicionet e njëpasnjëshme 1983, 1987 dhe 1991.
Mban një rekord mbresëlënës të fitoreve. Nga gjithsej 741 duele, në mbi 96% prej tyre doli fitimtar.
Gjeneratat më të vjetra e njohin mirë dhe e mbajnë në mend për stilin e tij të njohur "Kobra". Ndërsa sportistët e rinj kanë shumë se çka të mësojnë nga rruga e kampionit olimpik, siç edhe e ka titulluar librin e tij monografik.
Erdhi nga Shkupi. Si atje, si në Prishtinë, Shaban Tërstena është njëri nga sportistët më të mëdhenj e më të stolisur shqiptar. Kampion
olimpik në mundje në Lojërat Olimpike në Los Angeles më 1984. Aty u bë shqiptari i parë me medalje të artë olimpike, dhe mundësi më i ri i artë në botë në atë kohë. 40 vjet pas, vazhdon të mbetet medalisti më i ri olimpik shqiptar, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë. Po ashtu ishte i argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988.
Gjatë bisedës tregoi se si trajnerët e zbuluan talentin e tij qysh në moshë të hershme, duke e shtyrë atë që si i ri të përballej me kundërshtarë në moshë shumë më të madhe se ai. Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme, e bëri atë që të fitojë medalje botërore kur i kishte vetëm 17 vjeç. Ndërkohë nuk munguan as titujt kampion të Evropës.
Për Kosovën tha se organizimi i Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, është një sukses i jashtëzakonshëm i cili lë prapa shumë shtete të tjera të rajonit e më gjerë. Këtë vlerësim, ai e bëri si kampion i trefishtë i Lojërave Mesdhetare në tri edicionet e njëpasnjëshme 1983, 1987 dhe 1991.
Mban një rekord mbresëlënës të fitoreve. Nga gjithsej 741 duele, në mbi 96% prej tyre doli fitimtar.
Gjeneratat më të vjetra e njohin mirë dhe e mbajnë në mend për stilin e tij të njohur "Kobra". Ndërsa sportistët e rinj kanë shumë se çka të mësojnë nga rruga e kampionit olimpik, siç edhe e ka titulluar librin e tij monografik”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.