Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Azerbajxhani në ndeshjen e parë në FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier.
FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier po mbahet në Prishtinë, dhe Kosova në ndeshjen e parë ka pësuar humbje nga Azerbajxhani me shifrat 14:10.
Burim Zekiqi shkëlqeu te “Dardanët” me gjashtë pikë, ndërsa tri pikë i shënoi Ardit Pepaj e një pikë Atik Koshi.
Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e Kosovës, pasi do të përballet edhe me Shqipërinë, Armeninë e Qipron në kuadër të Grupit B.
Gara e FIBA 3x3 Europe Cup për herë të parë po zhvillohet në Prishtinë, ku do të përfundojë të dielën.