Atmosferë dhe ballafaqime interesante në finalet e turneut ‘Prishtina Open’ 

Sporti

Atmosferë dhe ballafaqime interesante në finalet e turneut ‘Prishtina Open’ 

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 23:42
Fituesit e garës

Dita finale e turneut ‘Prishtina Open’, siç është pritur, ishte shumë e ngjeshur sa i përket numrit të madh të ndeshjeve por pati edhe shumë, shumë ndeshje të mira e interesante.

Befasi e këndshme ishte prania e shikuesve, të cilët i mbushën shkallët e Palestrës së Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Para dite u luajtën ndeshjet për grup-moshën nën 13 vjeç.

Image

Te vajzat, Vlera Beqa nga Kosova e mundi Ana Kokoneshin nga Shqipëria në lojë për vendin e tretë, kurse Kristina Heim në finale e mundi, Bojana Joveskën e Maqedonisë së Veriut.

Te djemtë, vendin e tretë e zuri, Muhamet Mudut, kurse Rejan Krasniqi të katërtin, ndërkaq Matej Batuna nga Sllovakia e fitoi vendin e pare, pasi e mundi maqedonin Markovski me 3:1 në seta.

Te seniorët, lojtaret nga Kosova arritën suksese të dalluara pasi fituan 2 nga katër vendet e para. Shega Hashani luajti në finale, kundër rumunes Andrea Postudor dhe u mund 3:0 në seta, kurse në ndeshjen për vendin e tretë Lene Osmani e mundi gjermanen Krisrina Heim me 3:0 në seta.

Te seniorët pati shumë pjesëmarrës dhe një numër i madh prej tyre ishin nga shtetet tjera. Megjithatë, edhe lojtarët tanë zhvilluan ndeshje të mira dhe u eliminuan me rezultate të ngushta, siç ishte rasti i Rrahman Ademajt nga turku Batuhan Shahin, Milot Makollit nga ukrainasi Naplokov, Fatih Karabaxhaku nga turku Mustafa Atakul etj. Gjysmëfinalet ishin me ngjyra ukrainase dhe turke. Naplokov dhe Chonobaiev u ndeshën në gjysmëfinalen e pare dhe Naplokov fitoi me mmeritë për të kaluar në finale.

Në gjysmëfianlen e lojtarëve turq, më i mire doli Batuhan Uluxhak.

Finalja ishte përplasje ndërmjet shkollës ukrainase të pingpongut që karakterizohet me mënyrën mbrojtëse dhe ajo turke ofansive. Secili lojtar e fitoi nga një set, por pastaj Uluxhak e dominoi ndeshjen dhe fitoi me rezultatin 3:1 në seta.

Organizatori, për fituesit ndau shpërblime në medalje, e kupa si dhe çmime në të holla. Vendi i pare te meshkujt fitoi 1000 euro, kurse te femrat 700 euro.

Renditja
U13 - Vajzat

1. Krisrina Heim (GER)
2. Bojana Jovevska (NMK)

3. Vlera beqa (KOS)

Djemtë

1. Matej Batuna (SVK)
2. Trajqe Markovski (NMK)
3. Muhamet Mudut (KOS)

 Seniorët – F
1. Andrea Postudor (RUM)
2. Shega Hashani (KOS)
3. Lene Osmani

Seniorët – M
1. Batuhan Uluxhak (TUR)
2. Oleksey Naplokov (UKR)
3. Batuhan Shahin (TUR)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat