Veprimtari i shquar sportiv, z. Lulzim Imeri, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Imeri ka kujtuar kohërat të ndryshme të gazetës “Bota sot” dhe kontributin e saj të madh që nga koha e okupimit, pas luftës e deri me tash. Duke çmuar punën e gazetës kombëtare “Bota sot” në krye me pronarin z. Xhevdet Mazrekaj.
Z. Imeri tha se gazetës “Bota sot” dhe pronarit Xhevdet Mazrekaj, kurrë nuk i mungoj guximi për të plasuar lajmin e vërtetë.
“Me rastin e gati tri dekadave të ekzistimit më lejoni të përgëzoj duke ju qenë falënderues për të gjitha ato shkrime e informata që na i ofruat gjatë kësaj periudhe kohore.
Gazeta ‘Bota sot’ ishte gjithnjë Institucionaliste dhe shumë e hapur dhe modeste për informata. Kurrë asnjëherë te i gjithë Stafi në krye me pronarin z. Xhevdet Mazrekaj nuk mungoj guximi për të plasuar lajmin e vërtetë.
Periudha më e vështirë për Kosovë ishin vitet 1998-99. Lufta në Kosovë, ishin fotoreporterët e shumtë kosovar e ku nuk munguan as nga ‘Bota sot’ që i treguan Botës për të bërat e bandave kriminale të Millosheviqit. I treguan Botës për Luftën e Lavdishme të UÇK-së, e unë gjithmonë e potencoj që gazetaria në Kosovë duhet të ketë kujdes të veçantë me disa portale që janë shumë të dyshimta.
Nëpër këto vite nuk munguan as shkrimet e bashkatdhetarëve tanë të cilët vetë sa ja shtuan hijeshin lajmeve dhe njoftimeve, e ndër ta kisha me veçuar z. Bahri Rashicën nga Studimja e Vushtrrisë i cili tash e sa vite jeton dhe vepron në Gjermani e ku shumë shpesh ka dhënë kontributin e tij me shkrime, poezi si për Atdheun ashtu edhe për Rininë kosovare e me këtë rast edhe Atë e Uroj për këtë përvjetor të Gazetës ‘Bota sot’.
E kur jemi te Sporti padyshim se edhe Rubrika Sportive ka pas rëndësinë e vetë ku gjatë kësaj periudhe pra në vitet e okupimit janë munduar të njoftojnë lexuesin me ngjarje e lajme më të rëndësishme sportive të asaj kohe.
Edhe pas Qershorit të 99-tës, Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur rol të rëndësishëm në njoftimin e ngjarjeve Sportive duke u munduar nga çdo stadium, palestër të plasojnë lajme sportive.
Fatmirësisht një kohë bukur të gjatë viteve të fundit me shumë shkrime profesioniste, me shumë shkrime që dikur edhe nuk po i pëlqejnë vetëm e vetëm se po thuhet e vërteta e për këto shkrime me rëndësi të madhe sportive meritat më të mëdha i ka zotëri Kemajl Goca të cilin e falënderoj dhe i jemi shumë mirënjohës për guximin dhe kurajon që ka për të vazhduar e të mos ndalet kurrë duke plasuar të vërtetën dhe vetëm çka është edhe moto e Gazetës ‘Bota sot’.
Krejt ne fund me Urimin me të përzemërt.
Urime për përvjetorin, ju shkoftë mirë e mbarë”, ka uruar Imeri.