Milaim Kelmendi e Gazmend Maxhuni: Gazeta ‘Bota sot” dhe gazetari Kemajl Goca, trajtojnë tema të nxehta sportive

Sporti

Milaim Kelmendi e Gazmend Maxhuni: Gazeta ‘Bota sot” dhe gazetari Kemajl Goca, trajtojnë tema të nxehta sportive

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 13:31
Gazmend Maxhuni dhe Milaim Kelmendi

Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi dhe Gazmend Maxhuni, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Triathlonit të Kosovës, urojnë 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Maxhuni dhe Kelmendi janë nënkryetarët e Komitetit Olimpik të Kosovës apo dy figura të fuqishme. 

“Urime 29 vjetorin në emër të federatës. jemi të kënaqur me punën që bën gazetari i mirënjohur Kemajl Goca dhe për hulumtimet që bën në sport dhe për guximin që ka në shtjellime të temave të nxehta. 

Ai vazhdimisht jep kontribut për ngjarje ditore, javore dhe për të treguar realitetin në përgjithësi në secilën degë sportive. ‘Bota sot’ trajton shumë tema sportive dhe në interes kombëtar. Urojmë suksese të vazhdueshme gazetës”, urojnë njëzëri Kelmendi e Maxhuni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat