Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmond Thaçi, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Thaçi ka lavdëruar punën e palodhshme të gazetës “Bota sot” dhe promovimin sportit të Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
“Urime Kemajl Goca dhe Gazeta ‘Bota sot’.
Korrektësia juaj në pasqyrimin e ngjarjeve sportive me theks të veçantë në sportin vendor, e bëjnë gazetën tuaj mjaft të lexuar dhe të respektuar.
Vazhdoni në këtë mënyrë të promovoni vlerat e sportit vendor dhe të sportistëve tanë”, ka uruar kryetari i shoqatës. Edmond Thaçi.