Kampioni i Evropës në vitin 2005 në karate, Fehmi Mahalla, aktualisht selektor i kombëtares së Shqipërisë, tha se janë rritur me gazetën “Bota sot”, duke ia uruar 29 vjetorin dhe shumë përvjetorë të tjerë.
“E vlerësoj shumë, jemi rritur me këtë gazetë.
Unë prej suksesit të parë deri te i fundit si garues jam përcjell nga ‘Bota sot’.
Një respekt të madh për Kemajl Gocën, gazetar i palodhshëm. Suksese edhe në vazhdim”, ka uruar Fehmi Mahalla.