Ylber Syla: Uroj gazetën ‘Bota sot’ dhe Kemajl Gocën, gazetarin më të mirë 

Sporti

Ylber Syla: Uroj gazetën ‘Bota sot’ dhe Kemajl Gocën, gazetarin më të mirë 

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:44
Ylber Syla

Trajneri i karatesë së kombëtares së Kosovës, Ylber Syla, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Ylber Syla tha se ‘Bota sot” pareshtur e ka përkrah sportin dhe është e guximshme në trajtimin e shumë temave.

“Uroj gazetën ‘Bota sot’ dhe mikun tim Kemajl Gocën., gazetarin më të mirë qe gjithmonë është afër sportistëve.

Na motivon për me punuar dhe na jep vullnetin me informim real. Ju lumtë për informim dhe punën tuaj”, ka uruar Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat