Urime të shumta për gazetën kombëtare “Bota sot”, vijnë nga të gjitha anët.
Gëzim Ferati, kameraman i produksionit “VLERA VIDEO” në Mitrovicë, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ferati tha se gazeta ‘Bota sot” po bën një punë të shkëlqyeshme në afirmimin e vlerave sportive në Kosovë dhe kudo që veprojnë e jetojnë sportistët shqiptarë.
“Uroj 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Përgëzoj për punën e madhe e profesionale në rubrikën e sportit, duke i përfshirë të gjitha sportet pa dallim dhe duke shkruar për të arriturat dhe adresojnë kritika në kohën e duhur e në të mirë të sportit”, ka uruar Ferati.