Ish punëtori shumëvjeçar i “Rilindjes”, Gani Musa, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Musa ka kontribuar për çështjen kombëtare në vitet më të vështira.
“Në përvjetorin e gazetës tuaj, juve (Kemajl Goca) si veteran i gazetarisë sportive, iu uroj që të keni suksese të mëtejme në punë dhe raportim real të ngjarjeve sportive me peshë, si ato kombëtare dhe ndërkombëtare, pra urime e suksese”, ka uruar Gani Musa.
Musa ka qenë pjesë e "Rilindjes" pothuajse edhe një dekadë pas luftës.