Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmond Thaçi, tha se sot është ditë e rëndësishme për gazetarët në mbarë botën, duke uruar ditën botërore e tyre.
“Urime 2 Korriku - dita botërore e gazetarëve sportivë!
Të nderuar gazetarë të sportit, kolegë të respektuar, 2 Korriku në mbarë botën shënohet nga gazetarët dhe institucionet e gazetarëve sportivë.
Ky vit është edhe më i veçantë sepse bota kremton 100 vjetorin e themelimit të Asiociacionit të Gazetarëve Sportivë të Botës (AIPS), 2 korrik 1924 në Paris.
Gazetarët sportivë në mbarë botën, i kanë shoqatat e tyre për të ruajtur standardet në profesionin e tyre.
Ky përvjetor, gazetarinë sportive në Kosovë e gjen në një dimension krejtësisht tjetër nga e kaluara.
Kosova sot ka mbi 120 gazetarë sportivë, kameramanë dhe fotoreporterë sportivë, numër ky i respektuar.
Po ashtu në rritje është edhe numri i gazetareve femra të sportit, që përbën një standard të lartë në shoqërinë tonë.
Sikurse në shumë vende të botës, edhe tek ne, gazetarinë sportive e përcjellin edhe fenomene jo të mira siç janë fake news dhe copy paste gazetaria.
Kolegë të nderuar, Jemi me fat që kemi një numër të konsiderueshëm të gazetarëve të rinj të sportit e po ashtu edhe media në rritje që i kushtojnë rëndësi të madhe sportit dhe gazetarisë sportive.
Me këtë rast, SHGSK uron të gjithë gazetarët sportivë për këtë ditë të shënuar, duke ju dëshiruar shëndet dhe punë mbarë.
Gëzuar!”, tha uruar Thaçi.