Federata e Notit e Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 14.00, në hotel ‘Sirius’ do të mbajë konferencë me gazetarë sportivë.
Zhvillime dramatike në not dhe në sportin e Kosovës.
Cila është arsyeja e kësaj konference?
"Adell Tsakhilov Saboviq, i përfshirë në Listën e KOK për Lojëra Olimpike - Paris 2024 është skandal sportiv dhe cenim direkt i interesave shtetërore të Republikës së Kosovës.
Tema: Skandali sportiv - skandali i përfaqësimit në Lojërat Olimpike - Paris 2024, me sportistin Adell Tsakhilov Saboviq si përfaqësues i RKS.
Shkatërrimi, dëmtimi i karrierës së sportistit më të mirë në histori të notit të Kosovës, Mal Gashi.
Skenari dhe autorët
Provat faktike nga FNK dhe nga gjykata e arbitrazhit sportive KAS – Llozanë
Qëndrimi zyrtar dhe vendimi final i FNK: Adell Saboviq nuk është përfaqësues i FNK-së në Lojërat Olimpike - Paris 2024, dhe
FNK kundërshton dhe do të ndërmerr veprime juridike për të parandaluar përfaqësimin jolegjitim të z. Adell Tsakhilov Saboviq.
FNK vë në dijeni MKRS, Presidencën, Qeverinë e Kosovës, Këshillin Kombëtar për Sport pranë MKRS, dhe të gjitha institucionet relevante, se ky skandal duhet të parandalohet dhe të merren masat adekuate.
Mbi ligjin nuk është askush!”, njofton Agron Zeqiri, presidenti i FNK-së.