Priping mbetet ne garë për titull 

Sporti

Priping mbetet ne garë për titull 

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 20:57
Pamje nga gara

Klubi i pingpongut Priping nga Prishtina është në garë për titullin e kampionit të Kosovës.

Ky klub ka festuar fitoren me rezultat të ngushtë ndaj Lidhjes së Prizrenit.

“Priping mbetet ne garë për titull të Superligës, duke mposhtur me rezultat të ngushtë 4:3 kampionin KPP Lidhja e Prizrenit.

Sot u zhvillua xhiro e fundit e sezonit pranveror, klubi jonë pati një paraqitje të shkëlqyeshme.

Priping do të vazhdojë ushtrimet intensive dhe synon qe gjatë korrikut të sjell trofeun e Kupës së Kosovës në Prishtinë”, njofton KPP Priping.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat