Pingpongistët e talentuar të klubit “Ahmet Hoxha” U-15 nga Ferizaj, treguan formë të lartë në Kupën e Kosovës.
Djelmoshat dominuan përballjet duke fituar Kupën e Kosovës.
Është një sukses i madh për këtë klub me trajnerin Ardian Lamaxhema që po bën një punë të madhe e profesionale.
“KPP ‘Ahmet Hoxha MK’, kampion i padiskutueshëm e i pamposhtur, të gjitha fitore”, shkruan në faqen e KPP ‘Ahmet Hoxha MK”.
Kupa e Kosovës është mbajtur në Prishtinë, ndërsa pingpongistët treguan lojëra me rivalitet dhe të bukura me topin e celuloidit.
Tre vendet e para
1. KPP Ahmet Hoxha MK
2. KPP KVVP Prizreni
3. KPP Prishtina