Notarja e re Hana Beiqi, ka thënë se është krenare që do ta përfaqësoj Kosovën në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris të Francës.
Ajo është shprehur se ka qenë një rrugëtim i vëshitrë, teksa tregoi se kë e ka si model.
“Është ndjenjë e mirë, krenare që ta përfaqësojë Kosovën, si pjesëtarja më e re, ndihem krenare që kam medaliste olimpike krahas meje, shpresoj se do të jem edhe unë si ato”, u shpreh Beiqi.
“Ka qenë një rrugëtim i vështirë, ato ditë që s’kam mundur të shkojë të stërvitjeve, stresi se a do të shkojë në olimpiadë, por në fund e gjitha ia ka vlejtur”.