Notari amerikan i cili ka prejardhje nga Peja, është në mesin e nëntë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris. Pjesëmarrja në olimpiadë, sipas notarit Adell Saboviq është rezultat i një punë shumëvjeçare.
Ai thotë se ndihet me fat që është në mesin e sportistëve më të mirë që do ta përfaqësojë Kosovën në këto lojëra.
Saboviq: Jam shumë me fat që përfaqësojë Kosovën
“Kjo ka qenë diçka për të cilën kemi punuar për shumë vite. Unë notoj për 10 vjet dhe doja të notoja për Kosovën sepse nuk e di, ashtu si në të njëjtën kohë kur isha 10 vjeç, mendova të përfaqësoja babain tim, familjen time dhe kombin e Kosovës. Pra, ne jemi përpjekur për shumë vite, dhe jemi shumë me fat dhe shumë të lumtur që përfaqësojmë vendin tani”, tha fillimisht Sabpoviq.
Në një intervistë për KP, Saboviq tregon arsyet pse vendosi të garojë për Kosovë, e jo për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Saboviq: Kosovën e zgjidha për shkak të familjes sime
“Dua të them është zgjedhje e qartë. Pjesa më e madhe e familjes sime është nga Kosova, kështu që unë kam rrënjë shumë të forta këtu. Unë e kam vizituar gjithmonë gjatë gjithë kohës kur isha i ri, gjithmonë më pëlqente të vizitoja dhe të shijoja kohën me njerëzit. Por, kryesisht, këtë e bëj më së shumti për familjen time dhe për vendin, kështu që nuk mund të isha më shumë krenar”, shtoi Saboviq.
Trajneri i notit, Astrit Halili thotë se edhe pse Saboviq ndodhet në Kosovë, ai po stërvitet me një program të veçantë të një trajneri nga Amerika.
Haliti: Adelli stërvitet me program të dërguar nga trajneri nga Amerika
“Adelli nuk është stërvitur me ne shumë për shkak se stërvitet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të njëjtën kohë edhe këtu është duke u stërvitur me programin të cilin ia dërgon trajneri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Haliti.
Fokusi i Adellit tashmë është 100 përqind te Kosova, edhe pse tregon se në moshë të re kishte mundësi të vendoste për t’i përfaqësuar SHBA-të.
Saboviq: Mund të garoja për SHBA-të, por tani mendoj vetëm për Kosovën
“Po, kur isha më i ri isha i përfshirë në gjëra brenda qarkut sportiv të SHBA. Por siç thashë, në një intervistë tjetër për familjen time, ata nuk e më kuptuan saktësisht. Nuk ishte një punë aq e madhe kur konkurroja për SHBA. Jam shumë krenar për gjithë punën që kam bërë gjatë gjithë sportit, jam shumë krenar për shokët e skuadrës amerikane që kam pasur dhe veçanërisht krenar për Hanën dhe njerëzit me të cilët kam punuar këtu në Kosovë. Unë kam qenë shumë me fat që kam përvojat që kam, por tani padyshim që fokusi është të përfaqësoj Kosovën sa më mirë që mundem”, theksoi Saboviq.
Në Paris Lojërat Olimpike do të fillojnë më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht.