Skandal, trajneri godet nënën e lojtarit

Sporti

Skandal, trajneri godet nënën e lojtarit

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 21:57
Pamje nga ndeshja

Një ngjarje e pazakontë është regjistruan në një ndeshje vaterpoli në Itali, teksa një trajner goditi nënën e një prej sportistëve të tij, e cila e kishte kritikuar për tonin që po përdorte për të qortuar djemtë.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut në Milano, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, të cilët kanë rindërtuar dinamikën dhe kontekstin në të cilin ndodhi gjithçka.

Incidenti u shënua në ndeshjen gjysmëfinale kombëtare në vaterpol të kategorisë së studentëve për meshkuj, sfidë që vendosi përballë ekipet Sg Andrea Doria Genova dhe Rari Nantes Trento.

Image

Gazeta italiane

Trajneri i Sg Andrea Doria të Xhenovës, pak para diskutimit me viktimën, ka sulmuar verbalisht edhe zëvendësin e tij, një djalë 23-vjeçar. Ndeshja u mbyll me humbjen e skuadrës nga Xhenova. Trajneri më pas, siç raportohet nga gazeta “La Repubblica”, filloi të qortonte sportistët e tij në mënyrë shumë të dhunshme.

Nëna e njërit prej lojtarëve, një grua 49-vjeçare, ka ndërhyrë dhe e ka qortuar burrin për tonin e përdorur.

Por menjëherë lindi një debat, i cili kulmoi me një shuplakë që trajneri 73-vjaçar i dha në fytyrë gruas 49-vjeçare.

Me mbërritjen karabinierëve trajneri ishte larguar, megjithatë të pranishmit konfirmuan atë që kishte ndodhur, ndërsa pohuan se 73-vjeçari njihet për mënyrat e tij të dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat