Se*s në Olimpiadë, 300 mijë prezervativë dhuratë

Sporti

Se*s në Olimpiadë, 300 mijë prezervativë dhuratë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Seks në Olimpiadë. “Paris 2024” janë Lojërat e para Olimpike verore pas COVID-it, që tashmë trajtohet në protokoll si një grip normal. Sportistët mund t’i kthehen socializimit, përqafimeve dhe seksit në qytetin e dashurisë, në Paris.

PREZERVATIVË PËR SPORTISTËT Organizata Olimpike garanton 300 mijë prezervativë për sportistët.

Dy në ditë, për secilin. Kjo në është një risi absolute, pasi diçka e tillë për herë të parë ka nisur të aplikohet Seul 88 edhe për të rritur ndërgjegjësimin e të gjithëve për luftën kundër SIDA-s. Në Tokio në vitin 2021, u shpërndanë 160,000, por që u shoqëruan me një paradoks të madh, pasi asokohe në rregullore kontakti intim midis atletëve ishte i ndaluar.

Komiteti Olimpik i kishte paralajmëruar 15 mijë pjesëmarrësit me gjobë, skualifikim ose riatdhesim për këdo që nuk respektonte rregullat e distancimit. Kështu që me një rregullore të tillë, sportistëve nuk u mbeti gjë tjetër përveçse t’i mbanin prezervativët në xhep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat