Nga mali i Olimpit në Paris, rrugëtimi i pishtarit olimpik!
Pishtari olimpik është një traditë, e cila karakterizon ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike.
Stafeta e pishtarit për lojrat e “Paris 2024” ka nisur më 16 prill të këtij viti në një ceremoni të bërë në malin e Olimpit në Greqi, aty ku janë mbajtur për herë të parë lojrat olimpike.
Më pas organizatorët e dërguan deri në portin e Pireut ku nisi edhe një udhëtim të gjatë në Mesdhe për të përfunduar në Marsejë. Më 8 maj pishtari nisi rrugëtimin në Francë për tu ndalur në Paris më 26 korrik.