Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, befason për Muhamed Ali!

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, befason për Muhamed Ali!

Nga: K.G. Më: 25 korrik 2024 Në ora: 21:08
Shaban Tërstena

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, ka treguar një detaj interesant kur ishte fëmijë, se si e ka shikuar boksierin e famshëm Muhamed Ali.

Tërstena përmes një shkrimi të gjatë iu ka drejtuar sportistëve, para fillimit të Lojërave Olimpike – Parisi 2024”.

Lojërat Olimpike fillojnë nesër dhe mbyllen me 11 gusht.

Duhet theksuar se me 10 gusht të vitit 1984, Shaban Tërstena, fitoi medaljen e artë olimpike dhe ishte sportisti më i ri në histori të Olimpiadës, rekord i pathyeshëm deri me tash. 

“Nesër fillon zyrtarisht Olimpiada  XXXIII nga 26 korriku deri më 11 gusht, Lojërat Olimpike 2024 në Paris, Francë.

Në përshëndetje olimpike për të gjithë të rinjtë dhe të vjetër, shpresoj të kaloni mirë dhe të kënaqeni duke shikuar vendet e tjera, sportistët të cilët shkuan në Olimpiadë me djersën dhe normat e tyre olimpike, ,e jo si sportistë tanë shkojnë me dhurata me Vallt Karta (ftesa).

Prandaj vendet e tjera do të gëzohen me shumë krenari, për sportistë dhe heronjtë e tyre që do të fitojnë medalje nga Lojërat Olimpike në Paris 2024.
Ashtu si miliona sportistë në mbarë botën, kanë ëndrrat e tyre olimpike.

Një prej tyre dhe unë pata një ëndërr, në jetën time kisha vetëm një qëllim, të arrij ëndrrën time, dhe unë dua të jem një kampion si idhulli im Muhamed Ali.

Të dashur miq, dua t'ju tregoj një pjesë të jetës sime sportive rinore, nuk dua të më bëni pëlqime apo lajka, por duhet ta lexoni me kujdes, që disa të rinj të ecin në këtë rrugë siç kam ecur unë.

Rrugës për tek idhulli im edhe sot e kujtoj familjen time dhe fëmijërinë time 49 vite më parë, atëherë nuk kishim televizor në shtëpi, dhe në lagjen tonë ishte një lokal ku kishte televizor.

Aty u mbledhshin shumë njerëz, sidomos kur boksonte legjenda e boksit Muhamed Ali, në vitin 1975/76, unë dhe fëmijët e tjerë të varfër iu afruan lokalit, por ne thjesht shikuam jashtë nga dritarja boksin, nuk më lejuan brenda sepse isha i vogël. Por edhe pse nuk më lejuan nuk mundën ta shkatërrojnë ëndrrën time të madhe për të ndjekur rrugën e idhullit tim.

Shpesh, kur e shihja në televizor, thosha me vete: “O Zot, dua të jem kampion si boksieri Muhamed Ali, ndoshta lutja ime do të shkojë në veshin e vëllait tim.

Dhe kështu një ditë vëllai im Muharremi zbuloi talentin tim si fëmijë dhe më çoi në stërvitja në mundje për herë të parë në vitin 1977 në Pallatin Sportiv Partizan në Çair.

Dhe që atëherë, në moshën 12-vjeçare, kisha vetëm një synim në jetën time, mu deshën vetëm 7 vjet për të realizuar ëndrrën time, ndaj më duhej të mbështetesha në 5 kushte kryesore: Së pari, disiplinë, vullnet i madh, këmbëngulje, besim në Zot dhe besim në vetveten në shpirtin tim luftarak. Ka një fjalë të urtë që thotë: Sado e fortë të jetë era, mali nuk dridhet, kështu duhet të jenë sportistët.

Unë kam qenë një prej tyre, pavarësisht se sa e vështirë ishte rruga drejt suksesit, sportisti nuk duhet të bjerë, por të qëndrojë i fortë, si një shkëmb që mund të përballojë çdo stuhi.

Faleminderit Zotit, unë si një sportist i ri dhe me dy trajnerët e mi legjendar Hajrush Sinani dhe  Nase Nasev i së bashku për 20 vjet duruam vështirësi, por na u desh të kalonim shumë beteja e pengesa, fitore, disfata, gëzime dhe hidhërime.
Vetëm sportistë të vërtetë ngjiten në piedestalin më të lartë sportiv.

Për të arritur këto rezultate dhe suksese sportive, më duhej një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, një përpjekje titanike gjatë ushtrimeve dhe përgatitjeve, si vrapimi në rrugë pa u ndalur, në diell, shi dhe borë, ushtrimet e dhimbshme në sallat e restoranteve, ku djersa rridhte si lumë.

Vetëm sportistë të vërtetë ngjiten në piedestalin më të lartë sportiv.

Për të arritur këto rezultate dhe suksese sportive, më duhej një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, një përpjekje titanike gjatë ushtrimeve dhe përgatitjeve, si vrapimi në rrugë pa u ndalur, në diell, shi dhe borë, ushtrimet e dhimbshme në sallat e restoranteve, ku djersa rridhte si lumë.

Aq shumë, sa nuk mund ta imagjinoj dhe ta shpjegoj me fjalë, sepse sukseset e larta kërkonin forcë dhe guxim të madh, të kem njohuri për mendjen që të arrij edhe idhullin tim të fëmijërisë Muhamed Ali.

Çdo teknikë ka një fuqi të ndryshme, e gjatë dhe e shkurtër, e dobët dhe e fortë, e lehtë dhe e rëndë, është teknika që mund të lidhë mendjen dhe trupin për të qenë një kampion i madh dhe i fuqishëm.

Dhe kjo ndodhi, jam ngjitur dy herë, në majat e Lojërave Olimpike, si sportist i ri, shkrova me shpirtin tim luftarak, një pjesë të vogël të historia e sportit botëror.

Unë jam gjithashtu fitues i 19 medaljeve në nivele të ndryshme, përfshirë kampionatet evropiane dhe botërore, dhe shumë herë në kampionatet mesdhetare dhe ballkanike.

Vetëm me shumë besim dhe falënderim Zotit të Plotfuqishëm, e realizova këtë ëndërr fëmijërisë.

Dhe nuk është rastësi që u shpalla dy herë mundësi më i mirë në botë dhe në Evropë, në vitet Olimpike në 1984 dhe 1988.
Jam shpall sportisti i shekullit të XX-të në Maqedoni, si dhe sportisti i shekullit të XX-të për qytetin e Shkupit, dhe 7 here jam shpallur sportisti më i mirë i vitit në Maqedoni.

Pesë herë radhazi jam shpallur sportisti më i mirë për të rritur dhe 11 herë radhazi sportisti i vitit në qytetin e Shkupit dhe jam shpallur edhe sportisti më i mirë i Jugosllavisë në vitin olimpik 1984, dhe shpallem sportisti mbarëshqiptar i shekullit -XX-të.
Ky ishte sekreti i çelësit të suksesit në shpirtin tim sportin!

Stërvitje dhe vetëm trajnim! Isha i pari që shkova, por i fundit e lashë stërvitjen.

Çdo ditë, kam stërvitur dhe gjithmonë kam pasur një mendim në fëmijërinë time - nëse Muhamed Ali mund ta bëjë këtë, edhe unë mund të jem kampion!

Çdo sportist i ri që stërvitet duhet të ketë ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe të ketë një idhull nga emrat e mëdhenj botërorë, unë Sh.T. pas 7 vitesh u bëra  një ditë kampion si idhulli im Muhamed Ali.

Dhëntë Zoti,  jo me shkuar me ftesa, që disa sportistët e rinj nga Maqedonia me shkua me djersën e tyre me normat olimpike, që një ditë të bëheni edhe ju kampionë në Lojërat Olimpike të ardhshme XXXIV, në Los Angeles 2028, ku unë para 40 vite u bëra kampion olimpik në Los Angeles 1984.

Prandaj le të jetë ky motivim për sportistët e rinj dhe për të gjithë ata që dëshiron të ketë sukses në jetën e tij", ka shkruar kampioni olimpik Tërstena.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat