​Shqipëria parakalon në ceremoninë hapëse Paris 2024

Sporti

​Shqipëria parakalon në ceremoninë hapëse Paris 2024

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 20:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë paradës së flamurëve Shqipëria doli e dyta, e cila do të përfaqësohet nga 8 sportistë, teksa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja Kaltra Meca dhe mundësi kampion bote Zelmikhan Abakarov.

Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis Lojërat Olimpike më 27 korrik.

Një ditë më vonë është radha e notares Kaltra Meça, teksa më 30 korrik garon Grisi Koxhaku në të njëjtën disiplinë.

Atleti Franko Burraj zbret në pistë më 3 gusht, ndërsa një ditë më vonë Luiza Gega.

Mundësi Zelmikhan Abakarov fillon garën më 8 gusht. Një ditë më vonë radha e Valiev, për ta mbyllur me Dudaev më 10 gusht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat