​Lojërat Olimpike Paris 2024: Japonia e Kazakistani fitojnë medaljen e artë në xhudo

Sporti

​Lojërat Olimpike Paris 2024: Japonia e Kazakistani fitojnë medaljen e artë në xhudo

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 20:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Japonezja, Natsumi Tsunoda fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 48 kilogramë për femra në Lojërat Olimpike të Parisit sot, ndërsa Yeldos Smetov nga Kazakistani fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë për meshkuj.

Luka Mkheidze i Francës mori medaljen e argjendtë pasi u mposht nga Smetov, ndërsa Ryuju Nagayama nga Japonia dhe Francisco Garrigos i Spanjës fituan më parë medaljet e bronzta.

Në kategorinë ekstra të lehtë për femra, Baasankhuu Bavuudorj e Mongolisë mori medaljen e argjendtë pas humbjes së saj ndaj Tsunoda.

Shirine Boukli e Francës fitoi medaljen e bronztë si nikoqire duke mposhtur spanjollen Laura Martínez Abelenda.

Suedezja Tara Babulfath fitoi gjithashtu një medalje të bronztë pasi mposhti Abiba Abuzhakynova të Kazakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat