Tri medalje të arta dhe një rekord i ri olimpik nga notaret australiane

Sporti

Tri medalje të arta dhe një rekord i ri olimpik nga notaret australiane

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 23:21
Pamje nga gara

Noti ka dhënë medaljet e para në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Vetëm një rekord olimpik i thyer në 4x100 metra stil i lirë për femra, që ka ardhur nga Australia, e cila ka fiksuar kohën e re 3’28”92.

Ndërkohë australianet do të linin gjurmë dhe në 400 metra stil i lirë, atje ku Timtus do të fitonte medaljen e artë me kohën 3’05”49.

Medalja e argjendtë për kanadezen Mekintosh, kurse e bronzta për amerikanen Ledeki.

Në të njëjtën garë për meshkuj ka fituar gjermani Mertens që ka fiksuar kohën 3’41”78. Gjermani ka lënë nga pas australianin Uinington dhe koreanin Uomin.

E ndërkohë medalja e artë e fundit ka ardhur në 4x100 metra stil i lirë për meshkuj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë fiksuar kohën 3’09”28. Kështu Australia dominon notin në ditën e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat