Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka disa fjalë për Distria Krasniqin

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka disa fjalë për Distria Krasniqin

Nga: K.Goca Më: 28 korrik 2024 Në ora: 15:12
haban Tërstena në vitin 1984

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, i bëhet zemra mal me luftërat që po tregon zemër luanesha Distria Krasniqi në kategorinë – 52 kg në Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Tërstena, tha se xhudistja Distria Krasniqi është një hap larg medaljes olimpike.

Distria është kampione olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokio 2020”.   

“Javash javash mori mos merr hyxhym, Maryam March Maharani edhe pse vjen nga shteti i madh Indonezia dhe nga një populli  i madh me 280 milion banorë, ende nuk keni pa vajzat shqiptare që vjen nga një qytet i vogël Peja, që për 39 sekonda të shtrin për toke. 

Kjo është krenaria e një kombit që del në mejdan me zemër luftarake.

Tani është veç një hap larg nga sigurimi i njërës prej medaljeve, të artë ose të argjendtë Olimpike.

Shpresoj se do të arrin me trajnerin legjendar Driton Kuka dhe me shpirtin e juaj luftarak të fitoni finalen Olimpike”, ka shkruar Shaban Tërstena.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat