Njihuni me shqiptarët që kanë fituar nga dy medalje olimpike, të artën e të argjendtën 

Sporti

Njihuni me shqiptarët që kanë fituar nga dy medalje olimpike, të artën e të argjendtën 

Nga: K.Goca Më: 28 korrik 2024 Në ora: 19:14
Distria Krasniqi dhe Shaban Tërstena

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-52 kg) është krenaria e kombit shqiptar.

Kjo trimëreshë futet në histori, duke fituar medaljen e dytë olimpike në karrierën e saj.

Kjo vajzë pejane ka fituar medaljen e dytë personale të saj dhe të katërtën në histori të shtetit të Kosovës. 

Shqiptari i parë që ka arritur këtë mrekulli është i madhi Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988.

Krenaria jonë Distria Krasniqi sot u stolis me të argjendtën në kategorinë – 52 kg (një të artë dhe një të argjendtë).

Dy shqiptarë me dy medalje të nivelit më të lartë në historinë e Lojërave Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat