Marchand theu rekordin olimpik të Phelpsit, fiton të artën

Sporti

Marchand theu rekordin olimpik të Phelpsit, fiton të artën

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 23:09
Marchand

Garat e notit në ditën e dytë të Olimpiadës “Paris 2024” sollën emocione të mëdha dhe rekord të ri.

Notari francez, Leon Marchand u kurorëzua me medaljen e artë olimpike në vendlindje, teksa e ka thyer edhe rekordin olimpik në garën 400 metra kombinim.

Marchand udhëhoqi gjatë gjithë garës dhe theu rekordin olimpik të vendosur më parë nga amerikani, Michael Phelps, duke e mbyllur garën me kohën 4 minuta, 2 sekonda e 95 të qindtat.

Në podium u ngjitën edhe japonezi, Tomoyuki Matsushita, me madje 5.67 sekonda ngecje, që fitoi medaljen e argjendtë dhe amerikani Carson Foster, që fitoi medaljen e bronztë.

Ndërkaq, në garën e femrave në 100 metra në stilin flutur medaljes së artë iu gëzua Torri Huske. Bashkëkombësja saj Gretchen Walsh fitoi ë argjendtën dhe kinezja Yufei Zhang të bronztën.

Në garën 100 metra në stilin bretkosë medalja e artë i takoi Nicolo Martinenghit,ajo  argjendtë Adam Peaty nga Britania e Madhe dhe e bronzta amerikanit Nic Fink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat