Zvogëlohet delegacioni i Kosovës në Paris-për momentin në sallë vetëm Kurti dhe zv/ministrja e Sportit

Sporti

Zvogëlohet delegacioni i Kosovës në Paris-për momentin në sallë vetëm Kurti dhe zv/ministrja e Sportit

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 17:12
Pamje nga Parisi

Delegacioni i Kosovës në mbështetje të sportistëve në Lojërat Olimpike në “Paris 2024” është zvogëluar sot [ e hënë] për mbështetjen e xhudistit kosovar, Akil Gjakovës.

Në sallë gjendet vetëm kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zv/ministrja e Sportit, Daulina Osmani.

Aktualisht, Akil Gjakova është duke luftuar për finale.

Akil Gjakova është në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”. Pra është vetëm një fitore larg medaljes olimpike.

Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti xhudistin cilësor nga Italia, Manuel Lombardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat