Koxhaku i pesti në Baterinë e tretë!
Grisi Koxhaku ka përfunduar në vendin e pestë në Bateriën 3 në garën e notit 100 metra stil i lirë.
Notari shqiptar ka përshkruar distancën me kohën 52.32.
Kjo bateri u fitua nga notari saudit Alsarraj Zaid Faisal me kohën 51.21 ndërsa në vendin e dytë u rendit notari nga Kosova Adell Saboviç (51.77).
Kujtojmë se për më tej kualifikohen 16 notarët më të shpejtë të dhjetë Baterive.