Italia e tërbuar me arbitrat e skermës: Na u mohua e arta!

Sporti

Italia e tërbuar me arbitrat e skermës: Na u mohua e arta!

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 14:35
Pamje

Filippo Macchi fitoi medaljen e argjendtë në skermë për meshkuj në Lojërat Olimpike të Parisit, por rezultati i ndeshjes ndaj kundërshtarit nga Hong Kongu, Long Cheung është pasuar polemika të mëdha.

Një ndeshje shumë e tensionuar vendosur nga një goditje e diskutueshme e cila e mbylli sfidën me rezultatin 15-14 për përfaqësuesen e Hong Kongut. Federata italiane e Skermës e ka kontestuar rezultatin dhe ka paraqitur një ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkohmbëtar.

“Një grabitje, një vjedhje, një padrejtësi”, ishin fjalët e trajnerit italian, Stefano Cerioni. “Nuk e kam parë kurrë diçka të tillë!”, vazhdoi ai.

Por cfarë ndodhi? Macchi ishte i bindur se goditjet e tij kishin qëlluar në shenjë, por në të dyja rastet gjyqtarët konsideruan se pika nuk ishte e vlefshme dhe sulmi duhet të përsëritej.

Një episod i tillë ndodhi edhe për herë të tretë, por pas shikimit të videos së atij momenti goditja vendimtare iu dha sportistit tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat