Biles gjimnastja më e dekoruar e SHBA në Olimpiadë

Sporti

Biles gjimnastja më e dekoruar e SHBA në Olimpiadë

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 12:16
Simone Biles

“Nuk numëroj medaljet. Nuk mbaj statistika. Unë vetëm shkoj në garë dhe bëj atë që duhet bërë për të fituar.

Unë bëj atë që dua dhe të them të drejtën po e shijoj, kjo ka rëndësi për mua”.

Simone Biles u bë dje gjimnastja më e dekoruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me medaljen e saj të tetë të artë në Lojrat Olimpike.

Gjimnastja amerikane është rikthyer në “Paris 2024” pas një periudhe të vështirë pasi për disa muaj ka vuajtur prej problemeve të shëndetit mendor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat