Vetëm tri sporte në “top-20” sportistët më të paguar të Olimpiadës

Sporti

Vetëm tri sporte në “top-20” sportistët më të paguar të Olimpiadës

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 12:35
Lista

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë të shumtë yjet e sportit botëror që marrin pjesë. Por cilët janë sportistët më të paguar aktualisht që garojnë në Olimpiadë.

Në një listë të publikuar nga revista “Forbes”, bie në sy se në 20 sportistët më të paguar në Olimpiadën franceze janë të përfshira vetëm tri sporte: Golfi, basketbolli dhe tenisi.

Në krye të listës është golfisti Jon Rahm, me 210 milionë dollarë të ardhura në vit. Këtu është përfshirë rroga dhe të ardhurat nga sponsorizimet. Më pas vijnë katër basketbollistë të NBA: LeBron James, Stephen Curry, Giannis Antetokoumpo dhe Kevin Durant.

Në kjëtë listë të “top-10” sportistëve më të paguar në Oliompiadë janë edhe dy tenistë: Carlos Alcaraz (në vendin e 13-të) dhe Novak Djokovic (vendi i 18-të). 17 nga 20 sportistët më të paguar vijnë pikërisht nga NBA, ndërsa 5 vijnë nga sporti i golfit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat