Atletët ankohen për kushtet

Sporti

Atletët ankohen për kushtet

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:40
Pamje

Atletët ankohen për kushtet dhe gatimin në mensën e fshatit olimpik!

Kohë pritjeje tepër të gjata, qumësht pluhur, mungesë mishi dhe vezësh, porcione që janë shumë të vogla dhe ndonjëherë lënë diçka për të dëshiruar.

Kritikat e atletëve kundër vakteve të servirura në mega-restorantin e fshatit olimpik të Parisit 2024 vazhdojnë të pandërprera, duke përfshirë edhe yje të tillë si gjimnastja amerikane Simone Biles.

Menaxhuar nga Sodexo Live, një degë e gjigantit të mensës Sodexo, mensa e sportistëve - i ashtuquajturi 'restoranti më i madh në botë' - hapi dyert e saj më 18 korrik, me 3,300 vende dhe 40,000 porcione të shërbyera çdo ditë për mbi 10,000 banorë të fshatit olimpik në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat