Eliminohen 2 sportistët më të vjetër të Olimpiadës

Sporti

Eliminohen 2 sportistët më të vjetër të Olimpiadës

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:41
Ni Xia Lian

Dita e shtatë e Lojërave Olimpike Paris 2024 nis pa dy sportistët më të vjetër të këtij edicioni të Lojërave verore.

Është eliminuar kalorësi spanjoll Juan Antonio Jimenez Cobo, 65 vjeç.

Po ashtu edhe pinpongistja luksemburgase (e lindur në Kinë) Ni Xia Lian, 61 vjeç, që u eliminua, pasi është mposhtur nga numri një i botës, kinezja Sun Yingsha.  

Cobo, i argjendtë në Sydney 2000, ishte në Olimpiadën e tij të tretë dhe “kishte humbur” për 20 vjet pasi paraqitja e tij e fundit në Olimpiadë ishte në Athinë 2004.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat