Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: Driton Kuka, ky hero i gjallë me zemrën e Adem Jasharit

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: Driton Kuka, ky hero i gjallë me zemrën e Adem Jasharit

Nga: K.Goca Më: 1 gusht 2024 Në ora: 20:24
Shaban Tërstena e Driton Kuka

Driton Kuka ka arritur kulmin e sukseseve si trajner në botë. 

Driton Kuka me xhudistet e tija, për tri olimpiadat e fundit, ia solli shtetit të Kosovës pesë medalje olimpike.

Majlinda Kelmendi – e artë, Nora Gjakova – e artë, Distria Krasniqi e artë dhe e argjendtë dhe Laura Fazliu – e bronztë.

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, ka fjalë të mëdha për të papërsëritshmin Driton Kuka.

Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, tha se Driton Kuka është hero i gjallë e me zemrën e Komandantit legjende të UÇK-së, Adem Jashari. 

 “Krenaria e vajzave të Kosovës nuk ka kufi, duke i falënderuar legjendës së gjallë në botë, Driton Kuka, i cili për vetëm 12 vite si trajner nga tri olimpiada ka arritur pesë medalje olimpike. Kosova, shteti më i ri në botë, i ka sjellur tri medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë olimpike. Por jo me kaq, ky heroi i gjallë me zemrën e Adem Jasharit, i ka sjellur nga Kampionatet Evropiane edhe 9 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 16 medalje të bronzta, nga Kampionati i Botës ka sjellur 2 medalje të arta dhe 6 medalje të bronzta.

Prandaj, unë si sportist i Shekullit -XX-, kam një lutje për presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryeministrin z. Albin Kurti, që në zemër të Prishtinës të bëhet një përmendore për njeriun që me punën dhe djersën e tij Made in Kosova, për krenarinë e kombit shqiptar, që as bota e fuqishme nuk kanë arritur për pak vite që të sjellin gjithsej 40 medalje nga sporti luftarak duke punuar me djemtë e vajza ditë e natë, me djersën dhe punën e tij të palodhur vetëm për të t’i treguar botës se madhe se edhe ne mundemi të arrijmë kulmin e botës olimpike.

Më shumë respekt legjendës Driton Kuka, nga një sportist  shqiptar i cili para 40 vitesh isha i pari me 19 vjeç  arrita të bëhem kampioni olimpik në vitin 1984 në Los Angelos”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat