Bëri foto me njërin prej sportistëve, gjyqtari suspendohet nga Lojërat Olimpike

Sporti

Bëri foto me njërin prej sportistëve, gjyqtari suspendohet nga Lojërat Olimpike

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 15:26
Pamje

Gjyqtari i sërfit të Olimpiadës, Ben Lowe, është kthyer në shtëpi nga Lojërat e Parisit pasi ka pozuar në një foto me sportistët australianë Ethan Ewing dhe Bede Durbidge, të cilët po konkurrojnë në ngjarjet që ai po gjykon.

Imazhi – i bërë në Tahiti ku zhvillohet sërfi i Lojërave të Parisit në valën e famshme Teahupo’o – u ngarkua në Instagram dhe shpejt u bë një pikë diskutimi.

Postimi kishte si mbishkrim: ‘këta tre djem nga Straddie [Stradbroke Island] po bëjnë punën e tyre në Olimpiadë’ dhe bëri që Shoqata Ndërkombëtare e Sërfit (ISA) të reagojë menjëherë.

Në mes të thirrjeve për paragjykim të mundshëm, duke qenë se Lowe mund të kishte vlerësuar Ewing ndërsa ai ndjek një medalje Olimpike, ISA-ja e largoi Lowe nga detyrat e tij.

‘Është e papërshtatshme që një gjyqtar të ndërveprojë në këtë mënyrë me një atlet dhe ekipin e tij,’ thuhej në një deklaratë të ISA-së.

Lowe, i cili është një gjyqtar i përvojë i WSL-së, është pezulluar në përputhje me kodin e sjelljes së ISA-së dhe kodin e etikës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, konfirmoi ISA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat