Garë e fortë mes shteteve të fuqishme në sport është duke u zhvilluar në Lojërat Olimpike të Parisit.
Kina aktualisht i prin renditjes me 31 medalje gjithsej, 13 të arta, 9 të argjendta dhe 9 të bronzta.
36 medalje ka Franca në total, por ka dy medalje të arta më pak dhe këtu është bërë dallimi. Franca ka edhe 12 medalje të argjendta e 13 të bronzta.
Vendin e tretë e mban Australia me 11 medalje të arta, gjashtë të argjendta e pesë të bronzta.
Më së shumti medalje në total kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 43 gjithsej.
Por SHBA-ja ka vetëm nëntë medalje të arta, 18 të argjendta dhe 16 të bronzta.