Trajneri i notit Astrit Haliti ka treguar arsyet pse notarja e talentuar Hana Beiqi nuk ka shënuar rezultat më të mirë në Lojërat Olimpike.
Hana u përpoq maksimalisht por nuk arriti më shumë se në vend të 43-të nga 79 pjesëmarrës.
“Sot në Lojërat Olimpike - Paris 2024 ka përfunduar garën edhe sportistja 15 - vjeçare Hana Beiqi e cila u rendit e 43 nga 79 pjesëmarrës, koha e arritur 00.27.34 që nuk është koha më e mirë personale, por të notosh këtë kohë duhet shumë përgatitje.
Pavarësisht kohës së arritur e përgëzoj Hanën për mundin dhe sakrificën për të ardhur deri këtu.
Ballafaqimi me infrastrukturë të dobët për stërvitje, mungesa e përkrahjes se mjaftueshme janë faktorët që kanë përcjellur me vite të tëra që përformanca mos te jetë më e mira e mundshme.
Të notosh në prani të 20 mijë spektatorëve është një emocion i veçantë dhe në të njëjtën kohë edhe nder i veçantë, ne jemi thellësisht të bindur se ky është vetëm fillimi i asaj qe synojmë...
Thellësisht besojmë në suksese të reja dhe ato do i arrijmë me punë!!!
Faleminderit të gjithë juve që na keni dhënë mbështetje”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.