Maskota Phryges, objekti më i shitur i Olimpiadës së Parisit

Sporti

Maskota Phryges, objekti më i shitur i Olimpiadës së Parisit

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 16:37
Maskota Phryges

Phryges (Frixh) është ndoshta gjetja më e bukur e olimpiadës “Paris 2024”. Ai që e krijoi ka marrë bekimet e të gjithëve. Maskoti në ngjyrat kuq e blu, është më kërkuari nga të gjithë turistët që vizitojnë kryeqytetin francez. Madje kryeson listën e shitjeve të objekteve dhe simboleve të olimpiadës.

Një tifoze në tribunat e Grand-Palais, e ka vënë maskotin në kokë, si një kapuç:

"Maskota është kaq e bukur, ndaj doja ta kisha si kapuç në kokën time" – tha ajo. "Unë kam veshur një fanellë me maskotën olimpike, është një ilustrim i mirë i Lojërave Olimpike" – thotë një tjetër. Një vajzë e vogël me një fustan të bardhë tregon:

"Më pëlqen Frixh". Ndërkohë që dyqani zyrtar i Lojërave Olimpike Paris-2024 në Champs-Elysées, vizitohet çdo ditë nga më shumë 10,000 njerëz.

Maskoti Frixh është prodhuar në të gjitha madhësitë. Në çanta shpine, në varëse çelësash, në bluza, kapele ej. Organizatorët e olimpiadës Paris 2024, kishin vlerësuar se do të shisnim rreth një milion maskota në Francë gjatë Lojërave Olimpike dhe duket se këtë objektiv do ta arrijnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat