Shtetet e Bashkuara e Amerikës, medalje të artë me rekord botëror në stafetën 4×100 metra stil i lirë

Sporti

Shtetet e Bashkuara e Amerikës, medalje të artë me rekord botëror në stafetën 4×100 metra stil i lirë

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 22:43
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  fituan medaljen e artë, madje me rekord të ri botëror, në stafetën 4×100 metra stil i lirë për femra në garën e fundit të notit në “Arena La Defense”, në Paris 2024.

Kuarteti i përbërë nga Regan Smith, Lilly King, Gretchen Ëalsh dhe Torri Huske e përfundoi garën me një kohë prej 3.49.63 minuta, një maksimum i ri botëror, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm që mbahej po nga Shtetet e Bashkuara (3.50.40) që nga viti 2019.

Australia e mbylli në vendin e dytë, me 3.48 sekonda më pas, ndërsa Kina ishte e treta me 3.60 sekonda.

Ky ishte rekordi i katërt botëror i notit në Paris 2024, i dyti këtë të diel pas atij të arritur nga Bobby Finke në 1500 metra.

Më parë, kinezi Pan Zhanle vendosi një rekord të ri botëror në 100 stil të lirë dhe ekipi i Shteteve të Bashkuara në stilet e përziera 4×100 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat