Rebeca Andrade ia sjell medaljen e parë Brazilit në dysheme në gjimnastikë

Sporti

Rebeca Andrade ia sjell medaljen e parë Brazilit në dysheme në gjimnastikë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 16:52
Rebeca Andrade

Rebeca Andrade është bërë braziliania e parë që ka fituar medaljen e artë olimpike në disiplinën e dyshemes.

Kjo është medalja e saj e gjashtë olimpike, që do të thotë se ajo tani është sportistja më e suksesshme olimpike nga Brazili.

Simone Biles nga ekipi i SHBA-së u rikuperua nga një performancë zhgënjyese në traun e ekuilibrit më herët sot, për të marrë medaljen e argjendtë, dhe medaljen e saj të 11-të olimpike në përgjithësi.

Ndërkaq, bashkëkombësja e Biles, Jordan Chiles, fitoi medaljen e bronztë, që është njëherësh medalja e saj e parë individuale olimpike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat