Claire Michel: Senna? Kam një virus, por jo Escherichia coli

Sporti

Claire Michel: Senna? Kam një virus, por jo Escherichia coli

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:29
Claire Michel

Atletja belge, e cila u sëmur pas garës në lumin Senna, ka sqaruar me një postim se çfarë ka ndodhur!

"Analizat e gjakut treguan se kisha marrë një virus (jo Escherichia Coli). Pas tre ditësh me shqetësime, që më dobësuan shumë, të dielën kisha nevojë për kujdes më të specializuar mjekësor në klinikë”.

Claire Michel, atletja belge, e cila u sëmur pas garës në lumin Senna për garën individuale në Lojërat e Parisit, ka sqaruar në një postim se çfarë ka ndodhur realisht me të.

“Kanë dalë informacione kontradiktore – tha sportistja – dhe doja të sqaroja disa gjëra, ndërkohë dua të falënderoj ekipin mjekësor të ekipit të Belgjikës dhe të gjithë mjekët dhe infermierët në infermierinë e fshatit olimpik. Jam duke u përmirësuar gradualisht dhe sot jam kthyer në shtëpi, në Belgjikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat