Gjimnastja fitoi 4 medalje në “Paris 2024” dhe mori si shpërblim vetëm 125 mijë euro

Sporti

Gjimnastja fitoi 4 medalje në “Paris 2024” dhe mori si shpërblim vetëm 125 mijë euro

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 16:27
Simone Biles

Simone Biles fitoi tre medalje të arta dhe një të argjendtë në Olimpiadën e Parisit, dhe për to nga shteti i saj u shpërblye me pak më shumë se 125 mijë euro.

Një shifër e ulët po të kihet parasysh se shtete të tjera i shpërblejnë sportistët e tyre vetëm për një medalje ari me shuma që shkojnë deri mbi 100 mijë euro.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” për Simone Biles kanë përfunduar.

Gjimnastja amerikane shpresonte ta bënte atë në mënyrë të plotë, duke fituar pesë medalje të arta, por nuk ia doli. Megjithatë, përvoja e saj në Paris ishte e jashtëzakonshme. Për shkak se Biles fitoi katër medalje, tre ari dhe një argjendi.

Ajo dështoi dhe nuk mori medalje vetëm në traun e ekulibrit, kur u rrëzua gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të saj. Në total ajo ka arritur të marrë në karrierë në olimpiadat ku ka marrë pjesë 11 medalje. E çdo shtet i shpërblen mjaft mirë sportistët e vet për medaljet në Olimpiadë.

Por ndryshe nga të tjerët, amerikanët që marrin pjesë në Lojërat Olimpike marrin shumë më pak: 35,000 euro për medaljen e artë, 20,600 euro për medaljen e argjendtë dhe 15,000 për bronzin.

Pra në total Biles ka përfituar nga SHBA 125.600 euro. Shumë pak për një superfuqi në ekonomi si SHBA, kur edhe shtete të vogla i kanë shpërblyer sportistët e vet vetëm për një medalje atë artë me mbi 100 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat