Nuk ka medalje të bronztë për Abakarov

Sporti

Nuk ka medalje të bronztë për Abakarov

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 19:10
Pamje nga gara

Nuk ka medalje të bronztë për Abakarov, mundësi indian mposhtet në gjysmëfinale!

Edhe pse u mposht në çerekfinale nga rivali indian, mundësi që përfaqësoi shqipërinë në Lojërat Olimpike, Zelimkhan Abakarov shpresonte për një “ripeshkim” të mundshëm, nëse rivali Aman Sehravat (indiani) do të kualifikohej në finale.

Por ky skenar nuk ndodhi, pasi mundësi indian u mposht në gjysmëfinale 10-0 nga favoriti Rei Higuchi nga Japonia.

Shuhen kështu shpresat e Shqipërisë për një medalje të bronztë nga Abakarov dhe tashmë pritshmëritë janë te dy mundësit e mbetur në konkurrim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat