Shqipëria do të vijojë sot garat në “Paris 2024” me një tjetër sportist të ekipit të mundjes, teksa në tapet do të futet Chermen Valiev në peshat 74 kg stil i lirë.
Mundësi 25 vjeçar rus që përfaqëson Shqipërinë, dje ka njohur edhe kundërshtarin për raundin 1/8, teksa shorti e ka vendosur përballë rivalit nga Azerbajxhani, Turan Bayramov.
Bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, që në karrierën e tij regjistron suksese si kampione bote U-23, si dhe nënkampion e dy herë medalist i bronztë i Europës.
Sesioni i sfidave të peshës 74 kg do të nisë sot në orën 11:00. Ndërkohë mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev do ta njohë sot rivalin e tij në peshat 65 kg, me duelet që do të startojnë nesër.