Kristof Rasovszky merr të artë historike në maratonën e notit

Sporti

Kristof Rasovszky merr të artë historike në maratonën e notit

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 12:21
Tre të parët

Lumi i Senës ishte sot arena ku notarët e distancave zhvilluan garën e 10 km në not.

Kjo garë u fitua nga hungarezi Kristof Rasovszky, i cili mori të artën e parë për shtetin e tij në këtë disiplinë me kohën 1:50:52.7.

Por kjo nuk ishte hera e parë për notarin në fjalë që të merrte medalje në këtë garë pasi mori të argjendtë në “Tokio 2020”.

Sa i përket garës së sotme në vendin e dytë përfundoi notaari gjerman Oliver Klemet (1:50:54.8) ndërsa në vendin e tretë mbylli garën një tjetër hungarez, David Bethlehem (1:51:09.0).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat