Valiev e nis me fitore me përmbysje

Sporti

Valiev e nis me fitore me përmbysje

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 12:52
Mundësi Çermen Valiev

Mundësi Çermen Valiev ka siguruar çerekfinalet në Lojërat Olimpike, duke fituar një duel jo aq të lehtë në raundin  parë të turneut.

Në ndeshjen e tij të parë në stilin e lirë deri në peshën 74 kg, Valiev vihej përballë një sportisti nga Azerbajxhani, Turan Bayramov, i cili ka qenë Kampione Bote U-23, si dhe nënkampion e dy herë medalist i bronztë i Europës.

Ky i fundit shënoi pikë radhazi dhe siguroi avantazhin 3-0 ndaj mundësit rus që përfaqëson Shqipërinë.

Valiev u përgjigj me dy pikë duke shkurtuar diferencën dhe më pas barazoi rezultatin në 3-3. Si pasojë erdhi edhe pika e fundit që i dha atij fitoren 4-3 dhe kalimin në turin tjetër ku do të ndeshet me sportistin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov, për të pasur shans për medalje në Lojërat Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat