Ish kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, mburret kur ishte në krye të këtij institucioni.
Nga ana tjetër, kritikon të tashmen dhe sipas tij, është e shtrirë për toke.
“Moti, kur ekzistonte Federata e Karatesë e Kosovës.
Fadil Arifi poston edhe një shkrim të vitit 2013
E fuqishme, me vizion të qartë, e konsoliduar në çdo detal. Me lidership të cilës fatkeqësisht po i mungon.
Tani e shtrirë për toke, pa të ardhme e buzë gremine.
Ky kujtim i kohës së artë të Federatës se Karatesë së Kosovës tregon shumë. Edhe pa memorandume e pa buxhet të bollshëm morëm pjesë nëpër kampe ndërkombëtare me numër të kënaqshëm të sportistëve të cilët u rritën e u formuan në karateistë elitar, nga ta edhe medalist botëror, evropian e ballkanik.
Ky postim tregon shumë, kritere në përzgjedhje nga një konkurrencë e dalë nga dhjetëra aktivitete brenda një gjashtë mujori aktivitetesh.
Te drejtë në përzgjedhje bazuar në merita të arriturash dhe pa asnjë ankesë apo pakënaqësi mes klubeve. Kohë e artë e një federate, fatkeqësisht tani e lodhur dhe e dërmuar e buzë shuarjes.
P.S. Në përzgjedhje s’paskan qenë vetëm të Ipponit të Prishtinës”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në facebook.