Burrë e grua dhe të një sporti ndër vite, për dallim Arbeni ka qenë edhe basketbollist.
Mimoza Shkodra, ish volejbolliste e mirënjohur dhe Arben Bislimi, ish volejbollist dhe basketbollist, tani e 18 vite janë të martuar, bashkëshortë që i kushtojnë shumë rëndësi njëri - tjetrit dhe përveç temës së familjes, janë të përkushtuar edhe në sport.
Mimoza ka qenë edhe hendbolliste e atlete në vitet e 90-ta, kjo e bën edhe më interesant jetën e bashkëshortëve sepse janë marrë edhe me sporte tjera. Jo me kaq, vajza e Mimozës është volejbollistja më e mirë në vendin tonë.
Është Megi Bislimi.
Mimoza është nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe nënkryetare e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe profesoreshë, një
grua shumë aktive, guximshme, si dhe nuk duron padrejtësi.
Ajo që bie në sy, në 18-vjetorin e martesës, kanë një veshje të veçantë, duken si princi me princeshën.