Mbyllet aventura e Dudaev në Lojërat Olimpike

Sporti

Mbyllet aventura e Dudaev në Lojërat Olimpike

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 19:35
Islam Dudaev

Pasi mposhti mundësin nga Ishujt Samoa, Gaku Akazawa, mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev ka humbur ndaj iranianit Rahman Amouzad.

Sfida e vlefshme për fazën çerekfinale, në kategorinë deri në 65kg, përfundoi 0-11 për Amouzad. Në këtë mënyrë, mundësi i natyralizuar si shqiptar mbyll këtu aventurën e tij në Olimpiadën e Parist.

Tashmë, i vetmi sportist që përfaqëson Shqipërinë i mbetur në garë, është Chermen Valiev.

Mundësi kuqezi do të përballet me atë nga Taxhikistani, Viktor Rassadin në garën për medalje bronzi.

Por ka mundësi që Dudaev të kthehet në garë për medalje bronzi, në rast se mundësi Iranian që e mposhti ia del të shkojë në finale. Pra mundësi ynë shpreson tek fitorja e iranianit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat